Home / Artikujt / Mire se vini ne COM-ING

Mire se vini ne COM-ING

logo-vogelNdërmarrja Com-Ing është ndërmarrje profesionale e Teknologjisë Informative (TI) e përbёrë nga profesionist me përvojë të gjatë që ofron shërbime të larta në ketë sektor. Misioni i ynë është ofrimi i shërbimeve të TI-së për bizneset kosovare, duke ju mundësuar atyre mё shumë kohë në aktivitetet e veta të biznesit. Kënaqësia e klientit është referenca e jonë më e mirë. Vizioni i ynë është që të jemi lider nё ofrimin e shërbimeve të infrastrukturës dhe zhvillimit softuerik, dhe se të jemi fokus i të gjitha kërkesave të biznesit në ketë rajon. Përfundimisht ne tentojmë që klientëve tonë t’iu ofrojmë shërbime dhe solucione që janë lehtë të përdorshme nga ana e tyre dhe që kanë një çmim të arsyeshëm.

Shumë kompani dhe organizata ballafaqohen me vështirësi gjatë menaxhimit të nevojave të tyre të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) dhe këto biznese mbështeten tek Com-Ing për ofrimin e ekspertizës strategjike të TIK-ut, zgjidhje të integrimit të sistemeve, si dhe përkrahje të vazhdueshme. Zotimi i ynë për shërbimet e klientit manifestohet në shumë mënyra: që nga përkrahja në largësi dhe komunikimin gjithmonë në dispozicion  për të dhënë udhëzime për pajisjet dhe shërbimet e instaluara deri tek përkrahja në vendin e punës së klientëve tonë.

Çdo klient i Com-Ing trajtohet si projekt i veçantë. Ekipi i Com-Ing-it është shumë i kujdesshëm dhe i zotuar në ofrimin e të gjitha shërbimeve të kërkuara si edhe në plotësimin e afateve kohore të caktuara në projekt. Specialistët tonë kanë certifikime dhe janë të trajnuar mirë për ofrimin e shërbimeve të TIK-ut. COM-ING ka implementuar shumë projekte ku janë  kërkuar shërbime të  TIK, për klientë  publik dhe privat.

Top