Home / Artikujt / Si t’i përmirësoni gabimet e gjuhës shqipe në kompjuterin tuaj

Si t’i përmirësoni gabimet e gjuhës shqipe në kompjuterin tuaj

Pothuajse çdo ditë në punë apo në shkollë na kërkohet të shkruajmë, dhe jo rrallëherë bëjmë gabime në shkrim nga pakujdesia apo ndonjëherë edhe nga njohuritë tona jo të mira në të shkruar. Sot, për fat të mirë teknologjia na mundëson që t’i eliminojmë këto gabime. Për ta bërë kompjuterin tuaj që të detekton gabimet edhe në gjuhën shqipe veproni si ne vijim:

  1. Shkojmë tek “Control Panel” dhe klikojmëAdd a language” dhe hapet një dritare e re.

s1

2.  Në ketë dritare klikojmë “Add a language” siç shihet në foton e më poshtme

s2

3.  Zgjedhim gjuhen “shqip” dhe klikojmë “add”.

s3

4.  Shohim se në listën e gjuhëve është shtuar edhe një gjuhë e re, pra gjuha shqipe. Klikojmë në “Options” dhe pastaj klikojmë në “Download and Install language pack” për të instaluar gjuhën shqipe në kompjuterë.

s4

5.  Kështu duket procesi i instalimit. Pasi instalimit shohim njoftimin “Installation complete” dhe klikojmë “close”.

s5

6. Nga Linku http://www.gjuhashqipe.com/softuere/softuere.aspx?ida=27 shkarkojmë programin “AS 2.0” diku klikuar “shkarko” dhe e instalojmë në PC (procedure e thjesht instalimi). Pasi instalimit ristartojmë kompjuterin.

 

7.    Pas ristartimit të kompjuterit hapim Microsoft Word shkojmë tek “Review”, klikojmë “Set Language” dhe zgjedhim gjuhën “Albanian”.

8.   Shkruajmë diçka si p.sh ‘Sot eshte nje dite e bukur’ dhe mbi fjalën e cila nuk është e shkruar mirë “eshte” klikojmë me të djathtën dhe shohim opsionet e përmirësimit.s6

Nëse nuk ju shfaqet kjo atëherë selektoni gjithë tekstin pastaj klikoni mbi i konen “Spelling & Grammar” e cila gjendet tek “Review” siç shihet në foton e më poshtme.

s7

 

Top